Kombetarja/ Kompanite e basteve favorizojne Shqiperin | ||||
|
Sipas kompanive të basteve, rezultati më i mundshëm i sfidës cilësohet barazimi 1-1, me koeficientin 6, ndërsa më pas vijnë katër rezultate nga të cilët tre favorizojnë Shqipërinë. Tifozët do të kenë një rol të veçantë në sfidën e orës 20:30 në “Qemal Stafa”, e madje qipriotët kanë pranuar se lojtarët e tyre mund të emocionohen dhe të vihet nën presion. Kjo do të jetë përballja e pestë ndërmjet dy skuadrave dhe e para në ndeshje zyrtare. Qipro ka dy fitore, një ndeshje është ndarë në barazim, ndërsa në vitin 2009 kuqezinjtë regjistruan fitoren më të thellë në histori pikërisht përballë ishullorëve, duke fituar 6-1. Set as favorite Bookmark Email this Hits: 4609 |