Kombetarja/ De Biazi grumbullon Kukelin dhe Mehan, le jashte Kapllanin, preferon Çanin | ||||
|
Tekniku i kombëtares shqiptare Xhani De Biazi ka shpallur listën me 24 lojtare ne prag te dy takimeve te para ne grup te vlefshme për eliminatoret e botërorit ndaj Qipros ne 7-shtator dhe Zvicrës ne Lucerna 4 dite me pas. Ashtu siç ishte bere e ditur me pare emrat e rinj te kombëtares për këto dy takime janë dy kosovaret Burim Kukeli i Zyrih dhe Alban Meha i Paderborn. Dy futbollistet pritet ti japin një frymëmarrje te vërtete mesfushës se kuqezinjve. 28 vjeçari Kukeli është etiketuar si nje motor i vërtete ne mesfushën e Zyrih ndërsa regjisori Alban Meha ka qene një nga zbulimet e Bundesliges 2 me fanellën e Paderborn sezonin e kaluar. Me afrimin e dy futbollisteve shkon ne 8 numri i lojtareve shqiptare nga Kosova qe janë te grumbulluar ne këtë start te eliminatoreve. Për dy ndeshjet e para eliminatore trajneri italian ka thërritur edhe sulmuesin e Vorksla Poltaves Ahmed Januzi qe po përjeton një forme te mire, mbrojtësin Tefik Osmani te Vllaznise dhe Armando Sadikun qe ka shpërthyer qe ne fillim me ekipin e tij te ri Lugano. Ne listën e kombëtares është konfirmuar kapiteni Lorik Cana i cili është akoma ne dyshim nëse do te luaj pas një dëmtimi te Lacio. Mungon Elis Bakaj i dëmtuar ne javën e fundit me Cernomoretc, Debatik Curri akoma nuk është riaftësuar nga dëmtimi, jashtë liste Gjergji Muzaka. De Biazi ka preferuar për këto dy ndeshje Edgar Canin pa skuadër dhe jo Edmond Kapllanin qe ka gjetur disa here rrjetën ne këtë fillim sezoni me skuadrën e tij te re FSV Frankfurt. Kombëtarja shqiptare e futbollit fillon grumbullimin ditën e hëne, dite ne te cilën është programuar edhe një konference për shtyp e trajnerit italian ne prag te sfidës se pare ne Qemal Stafa me Qipron. Lista e lojtareve te grumbulluar : 1.Samir Ujkani 6 Tefik Osmani Set as favorite Bookmark Email this Hits: 5090 |