Debatik Curri : Deshiroj kualifikimin per Boterorin 2012 | ||||
|
“Ndaj Estonisë kemi pasur paraqitje të mirë. Barazimi është i merituar, por në bazë të lojës së treguar ne kemi mundur ta fitojmë ndeshjen, mirëpo sulmuesit tanë nuk ishin të saktë në rastet e krijuara”, ka thënë Curri, i cili ka lavdëruar punën që bën kroati Josip Kuzhe. “Kuzhe është trajner i mirë dhe punon në mënyrë profesionale. Puna e tij i përshtatet ekipit shqiptar për faktin se Kuzhe është trajner ballkanik, çfarë i duhet skuadrës sonë”, ka pohuar Curri. Sipas Currit, në eliminatoret e “Botërorit 2012” Shqipëria kërkon kualifikimin në finalët e këtij evenimenti të madh sportiv. Ai beson se me punë dhe fat sportiv mund të realizohet ëndrra shqiptare. “Ne kemi treguar lojëra të mira gjatë eliminatorëve të ‘Botërorit 2010’, pavarësisht se nuk kemi arritur kualifikimin, mirëpo tashmë kemi një skuadër të mirë, e cila në mesin e vet ka futbollistë të shquar, futbollistë që luajnë në skuadra të mëdha evropiane, prandaj në eliminatoret e evropianit të ardhshëm do ta kërkojmë kualifikimin në finalet e kësaj gare të madhe evropiane”, ka theksuar Curri.
Fatmir Bytyçi
Set as favorite Bookmark Email this Hits: 5789 |