HOT NEWS
Mungon ambulanca ne Shkoder,ndeshja fillon me vone... » Vazhdojne situatat qesharake ne Superligen shqipta...
Nderpritet ndeshja ne Kukes » Rreth minutes 60 ne pjesen e tribunes perballe ku ...
Lajmet e fundit para Flamurtari-Vllaznia » Lajmet e fundit qe vijne nga Vlora jane pozitive p...
Skenderbeu kampion, Terbuni dhe Bylis bien nga kat... » Ekipi i Skenderbeut te Korçes eshte shpallur kampi...
Partizani fiton ne Korçe dhe rihap kampionatin » Ekipi i Partizanit ka arritur te fitoje ne minutat...
Ndodhe edhe kjo ne Superiore » Ne ndeshje e sotme midis Terbunit dhe Bylis qe do ...
Kapllanaj:Federata po tallet me ne » Nuk ka te sosur polemika per qeshtjen Albi  A...
Stavri Nica dorehiqet » Pas barazimit ne Puke kunder Terbunit,trajneri i k...
Vangjeli ne perfundim te ndeshjes » Ishte nje gol vendimtar ne minutat e fundit.Mbajme...
Sabien Lilaj:Kundershtari po luan ashper » Ne perfundim te pjeses se pare mesfushori i korçar...
E enjte, 21 Nentor 2024
  • Superliga
  • Kategoria 1
  • Kosova
Kombetarja/ Lorik Cana : Të respektohet pesëshja shqiptare e Zvicrës
nga AlbaniaSoccer   E premte, 24 Gusht 2012 07:17   pdfShtypEmail

lorik_cana_bendtner_ndeshjaAventura e Kombëtares së drejtuar nga De Biazi fillon pikërisht në shtator, kur në fushë do të luhet vërtet. Ndeshja e parë e kuqezinjve do të jetë ndaj Qipros, më 7-shtator 2012, që konsiderohet një sfidë kundër një kundërshtari të përafërt, ndaj të cilit Shqipëria hyn në fushë me objektivin e vetëm për t’i marrë 3-pikët.

Një përballje interesante konsiderohet ajo e 11-shtatorit në stadiumin “Swisspoarena” të Lucernës. Kjo ndeshje mbingarkohet me emocione, edhe për faktin se ndaj Shqipërisë do të duhet të luajnë pesë futbollistë shqiptarë, që militojnë në radhët e kombëtares zvicerane: Xherdan Shaqiri, Valon Berhami, Granit Xhaka, Blerim Xhemaili dhe Admir Mehmedi. Këta futbollistë rregullisht janë në listën e Ottmar Hitcfeldit, i cili madje i cilëson si pjesë e rëndësishme e kombëtares së tij, por në Shqipëri nuk mungojnë zërat që i konsiderojnë tradhtarë të atdheut që i lindi.

Kapiteni i përfaqësueses së kuqezi, Lorik Cana, edhe pse në mendësinë e tij e ka të vështirë ta pranojë zgjedhjen e tyre, tha se skuadra shqiptare duhet ta trajtojë Zvicrën si çdo ekip tjetër kundërshtar, edhe pse në radhët e tyre do të jenë pesë lojtarë shqiptarë.

“Mua më intereson pak, ose aspak, ajo që ndodh te Zvicra. Edhe pse aty ka lojtarë nga Kosova, kur t’i kemi përballë do t’i trajtojmë si kundërshtarë dhe kaq”, ka deklaruar mesfushori i Lacios.

Siç dihet, pesëshja shqiptare e Zvicrës ndihet në siklet për përballjen e 11-shtatorit, sidomos momenti i himneve. Madje, Xhaka ka thënë se nuk do të këndojë asnjë himn. Cana është shprehur se i vjen keq për pozitën në të cilën janë pesë bashkëkombësit e tij te Zvicra. Kosovari ka theksuar se, ata të pestë duhet të respektohen nga opinioni shqiptar, sepse në fund të fundit, edhe ata janë shqiptarë.

“Nuk di çfarë të them, gjithsesi duhet të kuptojmë se edhe pse luajnë për një shtet tjetër, ata në fund të fundit janë shqiptarë, sikurse ne, ndaj duhet marrë parasysh edhe ky aspekt i rëndësishëm”, nënvizoi Cana.


busy
komente