Mesfushori kosovar, Alban Meha, e ka nisur shumë mirë edicionin. Në tri ndeshjet e para ka shënuar tre gola. Dy gola i shënoi në Bundesliga 2, në ndeshjet që skuadra e tij, Paderborn, mori barazim e fitore kurse golin e tretë e shënoi të dielën në humbjen 3-1 nga Arminia Bielefeld në kuadër të turit të parë të Kupës së Gjermanisë.
Me gjithë humbjen, goli i shënuar të dielën ka vlerën më të madhe për Mehën. Ai gol ia shtoi paraqitjen e mirë që nuk mjaftoi që skuadra e tij të ketë sukses.
Me paraqitjet e mira, Meha bindi trajnerin e Shqipërisë, Xhanni De Biazi, se është lojtar i vlefshëm për kombëtaren.
Trajneri italian kishte udhëtuar për në Gjermani për ta ndjekur nga afër Mehën që në një të ardhme të afërt pritet t'i bashkohet Kombëtares së Shqipërisë.
Futbollisti nga mitrovica mendon se e ka bindur De Biazin. Ai ka pohuar se nga italiani ka marrë fjalë të mira.
 |