Ndahet nga jeta Medin Zhega | ||||
|
Futbolli shqiptar ka humbur një prej figurave te shquara ne te gjithë historinë e saj. Ish-futbollisti dhe trajneri i kombëtares shqiptare te futbollit Medin Zhega ka nderuar jete ne moshën 66-vjeçare. Zhega ndodhej ne spital prej një viti ne gjendje te rende pas një incidenti qe kishte pësuar ne Kanada duke dëmtuar një prej rruazave te shtyllës kurrizore. Medin Zhega u lind në Shkodër në 31 janar 1946 dhe i shte një nga sulmuesit më të mirë të brezit të tij, duke fituar 2 tituj kampionë me Vllazninë dhe po 2 tituj me Dinamon, duke luajtur nga mosha fare e re deri 32 vjeç.ndërsa ishte një prej lojtareve me te njohur ne vend ne vitet 60-70 fillimisht. Me kombëtaren shqiptare debutoi në moshën 19-vjeçare madje edhe shënoi në një ndeshje ndaj Irlandës së Veriut në Tiranë. Ne vitin 2000 mori drejtimin e Kombëtares duke e udhëhequr atë ne eliminatoret e botërorit 2002. Zhega ka drejtuar edhe skuadra te tjera ndërsa ka qene edhe anëtar i Komitetit Ekzekutiv i Federatës Shqiptare te Futbollit për një kohe te gjate. Ai ishte nderuar nga presidenti i republikës për kontributin e madh ne këtë sport me titullin “Mjeshtër i madh i punës”. Set as favorite Bookmark Email this Hits: 4300 |