HOT NEWS
Mungon ambulanca ne Shkoder,ndeshja fillon me vone... » Vazhdojne situatat qesharake ne Superligen shqipta...
Nderpritet ndeshja ne Kukes » Rreth minutes 60 ne pjesen e tribunes perballe ku ...
Lajmet e fundit para Flamurtari-Vllaznia » Lajmet e fundit qe vijne nga Vlora jane pozitive p...
Skenderbeu kampion, Terbuni dhe Bylis bien nga kat... » Ekipi i Skenderbeut te Korçes eshte shpallur kampi...
Partizani fiton ne Korçe dhe rihap kampionatin » Ekipi i Partizanit ka arritur te fitoje ne minutat...
Ndodhe edhe kjo ne Superiore » Ne ndeshje e sotme midis Terbunit dhe Bylis qe do ...
Kapllanaj:Federata po tallet me ne » Nuk ka te sosur polemika per qeshtjen Albi  A...
Stavri Nica dorehiqet » Pas barazimit ne Puke kunder Terbunit,trajneri i k...
Vangjeli ne perfundim te ndeshjes » Ishte nje gol vendimtar ne minutat e fundit.Mbajme...
Sabien Lilaj:Kundershtari po luan ashper » Ne perfundim te pjeses se pare mesfushori i korçar...
E enjte, 21 Nentor 2024
  • Superliga
  • Kategoria 1
  • Kosova
Kombetarja/ Sot në 18:00 miqësorja Shqipëri-Iran
nga AlbaniaSoccer   E diel, 27 Maj 2012 15:33   pdfShtypEmail

kombetarjaa-aksionNjë provë shumë më e fortë sesa ajo ndaj Katarit i pret sot kuqezinjtë në Stamboll. Në stadiumin e Beshiktashit, përfaqësuesja shqiptare do të përballet me Iranin, ndeshje që nis në orën 18:00 sipas kohës së Shqipërisë dhe që do të transmetohet direkt nga platforma Supersport.

Në portë besohet se do të jetë sërish Orges Shehi. Portieri i Skënderbeut ishte në mbrojtje të kuadratit edhe në fitoren 2-1 ndaj Katarit në Madrid. Kosovari Etrit Berisha besohet ta nisë ndeshjen nga stoli. Në repartin difensiv, Lila zë vendin e Dallkut, ndërsa në mesfushë Hyka do të tentojë të luajë rolin e Skelës.

Në sulm, trajneri De Biazi ka vendosur të ketë vetëm një lojtar të deklaruar dhe ky me shumë gjasa do të jetë Edgar Çani. Trajneri italian ka menduar një skemë të përdorur gjerësisht kohët e fundit, me dy lojtarë para mbrojtjes dhe me tre futbollistë pas sulmuesit.

Mungesa nuk ka, me përjashtim të asaj të Dallkut që mori leje, ndërsa që në fillim në ekip nuk u grumbulluan të dëmtuarit si Roshi, Curri apo Ujkani, Salihi mbetet i impenjuar në Amerikë, kurse Sukaj nuk u thirr këtë herë.

Kjo do të jetë miqësorja e fundit për këtë edicion, ndërsa në gusht, kombëtaren shqiptare e pret sfida ndaj Moldavisë, pas së cilës nisin ndeshjet eleminatore të kampionatit botëror të vitit 2014.


busy
komente