Kombetarja/ FSHF ne panik ! Kombetarja rrezikon te luaje jashte Shqiperise ? | ||||
|
Problemi më i madh për t’u zgjidhur nga Federata është ajo e ndeshjeve ndërkombëtare. Për momentin nuk ka asnjë stadium tjetër të licencuar dhe që të ketë parametrat e “Qemal Stafës”, kështu që çdo gjë është e vështirë. Ndërtimi i parkingut nëntokësor para stadiumit kombëtar do të zgjasë të paktën deri në gushtin e vitit 2013, ç’ka do të thotë se “Qemal Stafa” mund të jetë i mbyllur deri në atë periudhë dhe se kombëtarja do të jetë e detyruar të luajë diku tjetër. Duke pasur parasysh edhe faktin se stadiumi kombëtar nuk i plotësonte të gjitha parametrat e licencimit që kërkon UEFA, gjetja e një tjetri për ndeshjet e Botërorit 2014, duket akoma më e vështirë. Sipas Prodanit, duke parë situatën, nuk është aspak çudi që ndeshjet e përfaqësueses të zhvillohen jashtë vendit, por kjo vetëm në rast se UEFA nuk do të pranojë kushtet e stadiumeve aktuale. “Është një ide që të luajmë jashtë vendit, por të presim, pasi është ende shpejt. Do të shohim se cilin stadium do të rregullojmë për momentin, me qëllim që t’u afrohemi kritereve të licencimit, por kjo natyrisht duke vënë dorën në zemër edhe UEFA”, tha më tej Prodani. Set as favorite Bookmark Email this Hits: 4219 |