FSHF/ Perfundon kursi UEFA B | ||||
|
Ne Kompleksin Futbollistik te Federates Shqiptare te Futbollit Kamez ka perfunduar Kursi i trajnereve te futbollit UEFA B i 13-ti radhazi. Ne kete kualifikim te rendesishem moren pjese 45 ish futbolliste, trajnere te moshave etj. Specifike ne pjesmarrje ishte fakti se shume ish futbolliste kane mberritur ne kete Kurs te FSHF-se nga vende te largeta si Kanada , USA dhe Gjermania. Numri 45 i pjesmarresve u plotesua edhe nga pjesmarrje e dy trajnereve nga Kosova, trajnerit italian te skuadres "Kamza" De Vekis dhe portjeri i njohur nigerian Ekbo i cili njihet ne vendin tone per aktivizimin per shume vite si portjer i Tiranes, Bylis etj. Kursi i trajnereve UEFA B ka zgjatur 5 jave dhe gjithcka eshte drejtuar nga lektore shqiptare te cilet tashme kane nje eksperience interesante nderkombetare. Pas mbylljes me sukses te ketij angazhimi Federata Shqiptare e Futbollit me daten 22 maj 2012 do te nise Kursin UEFA A i cili eshte teper i rendesishem ne fushen e kualifikimit te trajnereve. Kjo gje perben edhe nje nga prioritetet e paracaktuara programore te FSHF-se. Set as favorite Bookmark Email this Hits: 4874 |