Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) ka mundur të gjejë gjuhën e përbashkët me homologët moldavë për këtë datë, edhe pse trajneri i kuqezinjve, Xhani De Biazi, po pret ende të mësojë se cilët do të jenë kundërshtarët me të cilët do të duhet të përballet në muajin maj, përpara se të nisë Europiani që do të zhvillohet në Poloni dhe Ukrainë.
Miqësorja me Gjeorgjinë, ku munguan shumë titullarë, ishte vetëm hapi i parë i njohjes së De Biazit me lojtarët që mund të ketë në dispozicion gjatë periudhës së drejtimit të përfaqësues kuqezi. Prandaj ai ka kërkuar të ketë disa ndeshje para se të zbresë në fushë skuadrën që do të luajë në eliminatoret e Botërorit 2014.
Takimi me Moldavinë do të luhet thuajse tri javë përpara përballjes së parë zyrtarë në Grupin E të eliminatoreve ndaj Qipros, përfaqësuese me të cilën Shqipëria ka edhe fitoren më të thellë në historinë e saj (6-1 në miqësoren në “Qemal Stafa”). Kjo ndeshje do të jetë mundësia e fundit që trajneri De Biazi do ta shfrytëzojë për të provuar për taktikën që ekipi do të përdorë në ndeshjet eliminatore të shtatorit. Shqipëria me Moldavinë është përballur dy herë në eliminatoret e Europianit 1996, duke i fituar të dy ndeshjet (3-0 në “Qemal Stafa” dhe 3-2 në Kishiniev). ©Albaniasoccer.com
|