Ne fokus/ Shuhet endrra qe mbante emrin Spanje | ||||
|
Konfirmimi zyrtar për bisedimet erdhi menjëherë më pas nga vetë presidenti i FSHF-së, Armand Duka, i cili theksoi se kishte shfrytëzuar praninë e presidentit të Federatës Spanjolle të Futbollit, Vijar, në Asamblenë e zakonshme të federatës shqiptare të zhvilluar në muajin shkurt. Shpresat për këtë miqësore ishin të mëdha, aq sa trajneri Xhani de Biazi kishte filluar të mendonte seriozisht për të. Por përgjigjja e spanjollëve ka qenë negative. Arsyeja është se tashmë kampionët Europës dhe të botës i kanë planifikuar të gjitha miqësoret e afërta dhe nuk kanë asnjë datë të lirë. Megjithatë nuk përjashtohet që një gjë e tillë të jetë shtyrë për një të ardhme më të largët. Set as favorite Bookmark Email this Hits: 4767 |