Australi/ Besart Berisha nuk ndalet se shenuari, por De Biazi nuk e fton ne kombetare! | ||||
|
Besart Berisha ka realizuar një dy golesh ndaj rivaleve të Melburn Victory në kampionatin australian, duke i dhënë fitoren 3-2 ekipit të tij Brisbane Roar. Ish sulmuesi i kombetares Shqipetare arriti të eklipsonte ish-yllin e Liverpulit Herri Kjuell, duke u shfaqur edhe njëherë hero përballë 18,523 tifozëve në “Suncorp Stadium”. Ai shënoi golin e parë pas vetëm 43-sekondash, duke e bërë gjithçka më të lehtë për Brisbane. Në minutën e 10-të, Kjuell barazoi shifrat në 1-1, por ishte sërish Berisha që realizoi golin e avantazhit 2-1 në minutën e 32-të. Brisbane e çoi rezultatin në 3-1 përpara pushimit, ndërsa në pjesën e dytë, sërish Kjuell shkurtoi shifrat. Dopieta e djeshme e ka futur në histori Besart Berishën. Ai arriti kuotën e 14-golave këtë sezon, një rekord për klubin e Brisbane Roar. Vetëm 3-ditë pasi rinovoi kontratën, ai është konfirmuar si idhulli i ri i tifozerisë. E megjithatë, Berisha nuk do të jetë sërish në kombëtare për ndeshjen miqësore ndaj Gjeorgjisë, ndonëse për momentin është sulmuesi më në formë i Shqipërisë. Burime zyrtare nga FSHF bëjnë ditur se ai nuk është thirrur për shkak edhe të largësisë së.të Australisë, pasi ndeshja me Gjeorgjinë luhet të mërkurën, më 29-shkurt. Set as favorite Bookmark Email this Hits: 4448 |