Turqi/ Debatik Curri demtohet rende ne gju |
nga AlbaniaSoccer E premte, 27 Janar 2012 09:28 | | | | |
Duket një periudhë e pafat për lojtarin e kombëtares shqiptare Debatik Curri. Ai ka pësuar një tjetër dëmtim të rëndë në ndeshjen e përfunduar 2-2 ndaj Bursasporit, ditën e mërkurë.
Mesfushori kuqezi, që luan me klubin turk të Genclerbirligi, ka dëmtuar gjurin e këmbës së djathtë, pas një dueli me një kundërshtar në fillimin e takimit. Sipas informacioneve të para, kosovari do të qëndrojë jashtë fushave të blerta për të paktën 3-4 muaj.
"Ishte një dëmtim i rëndë, pas një dueli jo edhe aq të rrezikshëm me një prej sulmuesve të Bursasporit. Kam dëmtuar ligamentet e gjurit, lëndim që e kam patur edhe më përpara, kështu që sipas mjekëve do të mungoj të paktën 3-4 muaj", deklaroi Curri, që duket ka humbur sezonin.
|