Kombetarja/ De Biasi nuk zbulon talentet | ||||
|
Tekniku i kombëtares Xhani de Biasi nuk ka zbuluar asnjë nga emrat qe mund ti bashkëngjiten skuadrës se pare, pas përfundimit te “zborit” 5 ditor me 23 lojtaret e superliges. I qeshur dhe i gatshëm për t’iu përgjigjur te gjitha pyetjeve, 55-vjeçari është mjaftuar me një reagim diplomatik, duke thëne se ka lojtare me perspektive por do te varen nga puna ne te ardhmen. “Sigurisht ka lojtare qe me bën përshtypje por nuk ka sens te them emra. Është ende herët te flas për perspektiven e tyre. Unë ua bëra te qarte edhe lojtareve se do ti vëzhgoj ata gjate gjithë kohës. Këto dite me shërbyen për te vlerësuar lojtaret e superliges dhe nivelin e kualitetit te tyre. Impakti i pare është se ka shpirt te larte gare por kjo te çon edhe te gabimet taktike nga dëshira për te fituar”, është shprehur de Biasi. Tashme detyra e radhës e trajnerit italian dhe stafit te tij është vëzhgimi i te gjithë lojtareve shqiptare qe luajnë ne kampionatet e huaja. Për ndeshjen miqësore te 29-shkurtit kundër Gjeorgjisë duke u justifikuar me kohen e paket De Biasi ka bere te ditur se do te hedhe ne fushe grupin e mëparshëm e me pas do te behet edhe afrimi i lojtareve te rinj. Set as favorite Bookmark Email this Hits: 4921 |