Skandal/ Kombetarja trukohej në Greqi. Kuzhe ka pas dijeni per ndeshjen me Malin e Zi | ||||
|
Bisedat telefonike të përgjuara nga policia greke kanë zbuluar trukim të ndeshjeve të kombëtares shqiptare, në një aksion që ka asgjësuar katër grupe kriminale para tre ditësh në qytetin e Selanikut. Sipas kanalit të tretë të televizionit shtetëror ERT 3, me qendër në këtë qytet, pas arrestimit të 53 personave që përbënin këto organizata mafioze të cilat jepnin hua me përqindje deri në 80 % në muaj, mashtronin, bënin shantazh dhe pastronin para të përfituara në mënyrë të paligjshme, zbulohet se një pjesë e madhe e këtyre parave vinte edhe nga trukimi i ndeshjeve. (Ndeshja Shqiperi-Mali i Zi u zhvillua ne stadiumin “Loro Boriçi” ne muajin Gusht dhe ka perfunduar me rezultatin 3:2. Ishte kombetarja shqipetare ajo e cila arriti te shenoi e para ne kete miqesore me ane te Erjon Bogdanit ne minuten e 32-te. Nje gol qe me teper erdhi si pasoje e nje rremuje ne mbrojtjen e fqinjeve pas nje krosimi te rrezikshem nga Agolli. Goli solli feste ne shkallet e stadiumit, por miqte arriten shume shpejt te barazimi. Ne minuten e 40-te Savic barazoi rezultatin me nje gol shenuar me koke brenda zones. Pjesa e pare u mbyll me rezultatin e barabarte, ndersa me te filluar e dyta ka qene serish Savic ai qe kaloi ne avantazh malazezet me nje tjeter gol ne minuten e 47-te. Sipas tij cdo gjë ishte e rregulluar, sepse kishte biseduar me trajnerin e ekipit shqiptar, madje në ndeshjen me Malin e Zi, sipas tij fitimi do të ishte trefish i sigurtë dhe mund të trukonin cfarëdo rezultati.
Set as favorite Bookmark Email this Hits: 5307 |