Ekskluzive/ Elvin Beqiri : Pres nje ftese nga kombetarja pasi kam ende per ti dhene! | ||||
|
Mbrojtesi i njohur shkodran pas nje demtimit qe pati ne ligamentet e gjuri eshte rikuperuar dhe i eshte rikthyer fushes se lojes me ekpin e tije Kazar Lankaran. Me kete rast Albaniasoccer.com zhvilloi nje bisede ekskluzive me lojtarin.
Albaniasoccer.com : Ne radhe te pare cila eshte gjendja juaj fizike aktuale?
Elvin Beqiri : - Kam filluar te luaj para nje jave. Kemba duket mire deri tani kurse formen akomba se kam marre tamam, por kryesorja eshte qe s’kam dhimbje te gjuri.
Albaniasoccer.com : Gjate mungeses tende Kazari humbi pak terren ne kampionat. Mendon qe me rikthimin tend gjerat do te permiresohen duke pare qe me ty ne fushen e lojes ne dy ndeshje ekipi grumbulloi 4-pike?
Elvin Beqiri : - Rezultatet e dobeta tham qe s’kane qene vetem nga mungesa ime, Thjesht ishte periudhe e keqe qe e kalon cdo ekip. Tani me ardhjen e trajnerit te ri gjerat jane rregulluar pak, por perseri duhet pune se kampionati eshte i gjate.
Albaniasoccer.com : Heren e fundit qe kombetarja te beri nje ftese nuk pate mundesi te luaje nga demtimi. Beson se tani do te vije nje ftese per ndeshjet e ardhshme?
Elvin Beqiri : - E kam thene edhe ne disa intervista te tjera, perderisa aktivizohem rregullisht me ekipin sigurisht qe e pres ftesen sepse kam akoma forca te luaj me kombetaren.Tani per tani po mundohem te kape formen qe kam pasur para demtimit qe pata, te tjerat nuk jane ne doren time.
Albaniasoccer.com : Si e cileson ardhjen e De Biasit ne krye te pankines shqiptare?
Elvin Beqiri : - Duke pare se nga vjen trajneri, nga cila shkolle me duket se eshte bere nje zgjedhje e mire. Per me gjate tja leme kohes pasi trajneri vleresohet nga rezultatet qe merre.
Albaniasoccer.com : Te falenderojme per biseden dhe te urojme suksese.
Elvin Beqiri : - Faleminderit Albaniasoccer.com dhe shfrytezoi rastin ti uroj te gjithe lexeuesve te faqes tuaj festat e fund vitit.
Intervistoi per Albaniasoccer.com: Kel Naraci Set as favorite Bookmark Email this Hits: 4544 |