Ne fokus/ Aleanca Kuq E Zi: Nacionalizmi maqedonas është primitiv dhe i dhunshëm | ||||
|
Aleanca Kuq e Zi i cilëson provokim kombëtar thirrjet antishqiptare që u bënë të martën gjate takimit miqesor te kombetares Shqiptare me ate maqedonase. Aleanca i bën thirrje qeverisë së Maqedonisë që të distancohet nga racizmi, ndërsa kërkon dënim të turmave histerike anti-shqiptare. Tifo-grupi maqedonas të quajtur “Majmunët” që nga fillimi i ndeshjes kanë lëshuar shumë thirrje antishqiptare, si : “Shqiptar i mirë është vetëm shqiptari i vdekur”, “Dhoma gazi për shqiptarët”. Në stadiumin “Goce Dellcev”, në Prilep skuadrën kombetare Shqipetare e kanë përkrahur rreth 100-tifozë shqiptarë nga Shkupi dhe Tetova. Ne reagimin e saj Aleanca Kue E Zi ka deklaruar se: “Nacionalizmi maqedonas është primitiv dhe i dhunshëm. Shqiptarët janë kombi më i qytetëruar në rajon". Ndeshja miqesore ndërmjet kombëtares së Shqipërisë dhe asaj të Maqedonisë është mbyllur pa gola. Set as favorite Bookmark Email this Hits: 4524 |