Kombetarja/ Shqiperia udheton me autobus drejt Maqedonise | ||||
|
Kombëtarja shqiptare e futbollit është nisur drejt Maqedonisë ne një udhëtim prej rreth 4-orësh, ku do te zhvilloje miqësoren e radhës përballë skuadrës se drejtuar nga uellsiani Xhon Toshak. Nen drejtimin e zv/trajnerit Xhemal Mustedanagic, menjëherë pas humbjes me Azerbajxhanin, kuqezinjtë kane zhvilluar një seance stërvitore duke u ndare ne dy pjese: ne njërën ane formacioni baze dhe ne tjetrën futbollistet qe nuk u aktivizuan. Edhe ditën e sotme skuadra ka zhvilluar një seance te lehte. Ndërkohë, ashtu si kuqezinjtë pa tre lojtare kryesore te formacionit edhe skuadra kundërshtare vjen për këtë takim me mungesa. Për Maqedoninë do te mungojnë Noveski, Popov, Trickovski dhe mbi te gjitha Goran Pandev te gjithë te dëmtuar. Grumbullimi i ekipit kombëtar do te behet ne qytetin e Strugës, ndërsa takimi do te zhvillohet ditën e marte ne stadiumin “Goce Delcev” te Prilepit ne orën 13:00. Me këtë takim kuqezinjtë i japin fund edhe ndeshjeve për vitin 2011. Set as favorite Bookmark Email this Hits: 5048 |