Miqesore/ Kombetarja e femrave mposht Maqedonine | ||||
|
Kombetarja e femrave, drejtuar nga ish futbollisti kombetares Altin Rraklli ka zhvilluar dhe fituar sot ndeshjen e dyte nderkombetare. Si ne takimin e pare te fituar edhe kete here kundershtar ishte kombetarja e Maqedonise. Vajzat e talentuara shqiptare fituan kete takim me rezultatin final 1-4. Ne pjesen e pare shenoi Govori ne minuten e 14-te ndersa ne pjesen e dyte shenuan Velaj, Berisha dhe sulmuesja talentuar Baro. Kjo ndeshje u luajt ne stadiumin e qytetit te Struges dhe ngjalli interes edhe per vendasit qe perkrahen Shqiperine. Per kombetaren shqiptare te femrave kjo ishte fitorja e dyte duke dhene garancine se ne te ardhmen mund te behen gjera te medha. Trajneri Rraklli po punon mjaft mire dhe talenti ne kete ekip femrash nuk mungon. Set as favorite Bookmark Email this Hits: 4925 |