Legjionaret/ 40 dite stop per Ujkanin |
nga AlbaniaSoccer E hënë, 17 Tetor 2011 23:13 |  |  |  | |
Frakturat ne fytyre dhe operacioni qe beri menjehere pasi u largua nga ndeshja Novara-Bolonja, do te lere jashte fushave te blerta portierin e kombetares sone Saimir Ujkanit. Sipas mjekut qe u mor me kurimin e tij, Ujkanit do ti duhen 30-40 dite stop, deri sa te rekuperohet dhe me pas ti kthehet stervitjes. Gjate operacionit qe u be menjehere pas ndeshjes, ne fytyren e Ujkanit jane bere nderhyrje per ti rregulluar dhembet, nofullen dhe hunden. Doktoret i kane vene kater pllaka titaniumi per ti rindertuar kockat e thyera. Operacioni ka qene pa probleme dhe portieri i kombetares shqiptare do te qendroje ne spital deri diten e merkure. Gjate oreve te fundit portierin e Novares dhe kombetares sone e kane vizituar te gjithe shoket e skuadres, drejtusit por dhe kryetari i Bashkise.
Ujkani do te mungoje ne dy ndeshjet miqesore qe Shqiperia do te luaj gjate muajit nentor.
 |