Ne fokus/ Reagojne tifozat kuqezi, policia nuk i lejon koreografine ne stadium | ||||
|
“Grupimi mbarekombetar i tifozeve te Kombetares denon aktin e Policise se Tiranes per bllokimin e Koreografise tone ne ndeshjen e Kombetares Shqiptare ndaj asaj Franceze. Grupimi “Tifozat Kuq e Zi”, i themeluar ne dhjetor te 2003, ka qene gjithmone pararoje e tifozerise Shqiptare, me koreografi, himn dhe perkrahje ne menyre masive te Kombetares tone. Parrullat: O sa mire me qene Shqiptar!; 1 Komb 1 Kombetare; Veç Shqipni Etnike, kurgjo tjeter; Proud to be Albanian; kane bere qe te zene vend ne zemrat e çdo Shqiptari. Ne stadiumet e botes kemi marre vleresimet me pozitive per organizimet e ndeshjeve, ne Holande, ne Zvicer, dhe Luksemburg, si dhe ne ndeshjen me Greqine me 4 shtator 2004. Si rezultat i ketyre vleresimeve, bashkepunimi me policine ka qene ne nivele maksimale. Per shkak te nje videoklipi per kengen e Kombetares, kemi bere koreografine me foton e Shqiperise. Diten e ndeshjes do te rregjistrohet videoklipi i kenges se Tifozave dhe pamjet filmike jane shume te rendesishme per ne, per shkak te numrit te madh te anetareve tane (1000 persona) dhe koreografise. Pa asnje shpjegim nga ana e Policise se Shtetit, kjo koreografi po bllokohet qe te hapet ne stadium. I kujtojme Policise se Shtetit se ne stadiumet Shqiptare po hapen koreografi dhe flamuj te te ashtuquajturit vorio-epir dhe ajo nuk reagon me bllokime, po ashtu ndodhi ne ndeshjen e luajtur ne Shkoder ndaj malit te zi ku u hap parrulla: “Shkodra eshte mal i zi”, ne sheshet tona po ngrihet flamuri dhe buste grek dhe serb, dhe prape asnje reagim nga policia e shtetit. Rasti me i fundit, eshte vizita e delegacionit grek ne takim me policine shqiptare, ku nuk pati asnje lloj reagimi ndaj shqiptareve te kthyer ne kufi. Policia tregon “forcen” e vet ndaj nje cope, ndaj nje koreografie, ndaj nje grupi djemsh qe perkrahin veçse Kombetaren dhe ngjyrat Kuq e Zi. Muskujt e shtetit dolen ne pah. Kerkojme nga Policia Shqiptare qe te mos e bllokoje koreografine dhe te na hedhi ne plehra mundin, djersen dhe parate tona.Mbetemi me shprese qe ky problem i shkaktuar nga Policia e Shtetit te zgjidhet sa me pare” shkruhej ne deklaraten e tifozeve kuqezi.
Set as favorite Bookmark Email this Hits: 5986 |