Besart Berisha, ish sulmuesi i kombetares shqiptare eshte transferuar ne Australine e larget. Lajmi eshte konfirmuar sot ne mediat kosovare ku vete Berisha ka pohuar largimin nga Arminia Bielefeld. Ai ka nenshkruar per kampionen e Australise skuadren Brisbane Roar. Berisha ne vitin e fundit nuk gjeti shume hapesira ne formacion tek Arminia dhe qe nga fillimi i veres, kur nisi merkato ishte vene ne kerkim nje skuadre te re. Fillimisht ai mendonte per te luajtur ne Europe por oferta e ardhur se fundmi nga Australia e larget e ka bindur sulmuesin 26 vjecar.
 |