HOT NEWS
Mungon ambulanca ne Shkoder,ndeshja fillon me vone... » Vazhdojne situatat qesharake ne Superligen shqipta...
Nderpritet ndeshja ne Kukes » Rreth minutes 60 ne pjesen e tribunes perballe ku ...
Lajmet e fundit para Flamurtari-Vllaznia » Lajmet e fundit qe vijne nga Vlora jane pozitive p...
Skenderbeu kampion, Terbuni dhe Bylis bien nga kat... » Ekipi i Skenderbeut te Korçes eshte shpallur kampi...
Partizani fiton ne Korçe dhe rihap kampionatin » Ekipi i Partizanit ka arritur te fitoje ne minutat...
Ndodhe edhe kjo ne Superiore » Ne ndeshje e sotme midis Terbunit dhe Bylis qe do ...
Kapllanaj:Federata po tallet me ne » Nuk ka te sosur polemika per qeshtjen Albi  A...
Stavri Nica dorehiqet » Pas barazimit ne Puke kunder Terbunit,trajneri i k...
Vangjeli ne perfundim te ndeshjes » Ishte nje gol vendimtar ne minutat e fundit.Mbajme...
Sabien Lilaj:Kundershtari po luan ashper » Ne perfundim te pjeses se pare mesfushori i korçar...
E enjte, 21 Nentor 2024
  • Superliga
  • Kategoria 1
  • Kosova
Ekskluzive/ Michael Owen: Shqiperia "fatmbaresi" per mua
nga AlbaniaSoccer   E hënë, 25 Korrik 2011 07:33   pdfShtypEmail

fshf_stadiumiNje nga sulmuesit me te spikatur te Anglise gjate dekates se fundit, Michael Owen e filloi karrieren e tij si lojtar i Liverpulit, kur ne kulmin e viteve te tij tek klubi rival i Manchester United i qelloi te ndeshej dy here ndaj Shqiperise ne eliminatoret e Boterorit 2002. "Ndaj Shqiperise kam luajtur ne kulmin e karrieres time dhe mbaj mend qe te pakten kam shenuar nje gol", u shpreh Michael Owen ne nje prononcim Ekskluziv per Albaniasoccer.com. Faktikisht, Owen ka luajtur tre here ndaj Shqiperise, dy here si anetar i Liverpulit ne eliminatoret e Boterorit 2002 dhe nje here si anetar i Newcastle ne miqesoren e Burnley ne korrik te vitit 2007-te. Per Owen, Shqiperia ka qene gjithnje "e mbare". "Sigurisht, qe mund ta konsideroj si ekip qe me sillte mbarresi", theksoi Michael duke buzeqeshur, jo se shenoja, por sepse ate sezon qe e kishim ne grup une kam qene ne nje forme te jashtezakonshme. Mundem Gjermanine ku shenova tregolesh dhe pastaj Shqiperine ku une mbaj mend qe shenova perseri. Nuk me kujtohet mire ndeshja e Tiranes", vazhdoi Michael, i cili shenoi edhe ne Tirane menjehere pasi kishte shenuar edhe ne fitoren ndaj Finlandes tre dite me pare.
"Une kujtoj shume mire miqesoren e Burnley, ku isha kapiten dhe pergatitesha per te bere nje paraqitje te mire, pasi sa isha rikthyer tek Newcastle dhe po mundohesha qe te kaloja demtimet dhe te ngjitesha perseri ne kombetare. Ajo ishte nje ndeshje e vecante per mua ku une asistova ne golin e trete dhe ne fituam. E kam ne mendje si kujtim te mbare", perfundoi prononcimin e tij per Albaniasoccer sulmuesi i Manchesterit Michael Owen


busy
komente