Europa Lige/ Tirana-Spartak Trnava 0-0 | ||||
|
Tirana: Ilion Lika, Kalari, Pisha, Al Ajmi (Osmani 78’), Karabeci, Situma, Dushkaj, Gilman Lika (Bekim Bala 46’), Kerciku, Essama (Hepple 67’), Taku Trajner: Julian Rubio Sanchez (ESP) Spartak Trnava: Raska, Koubsky, Prochazka, Vyskocil, Tamacek (Bicak 86’), Malcharek, Hanzel, Karhan, Diallo, Kascak, Petras (Gogolak 58’) Trajner: Pavel Hoftych (CZE) Kartona te verdhe: Taku 31’, Kerciku 57’/ Gogolak 73’, Vyskocil 89’ Gjyqtare: Vladimir Kazmenko, Oleg Tselovalnikov , Mikhail Erovenko, Mikhail Vilkov (RUS) Stadiumi: Qemal Stafa Pjesa e pare ka qene nje loje thuajse e barabarte midis dy ekipeve me nje epersi fare te lehte te miqve. Trajneri spanjoll i Tiranes Sanchez ka hedhur ne loje formacionin me te mire te mundshem megjithese me shume lojtare te rinj me te cilet ka punuar shume pak ka mundur te realizoje nje 45-minutesh te mire duke mos pesuar gol, por dhe duke e vene ne veshtiresi ekipin mik. Miqte kane pasur nje mundesi shume te mire shenimi, por fati ka qene me Tiranen dhe me portierin Ilion Lika. Kerciku ka qene lojtari me i mire per bardheblute ne pjesen e pare. Pjesa e dyte filloi me nje zevendesim per Tiranen. Largohet Gilman Lika dhe aktivizohet Bekim Bala. Bardheblute ne kete pjese te dyte shikojne me shume ne drejtim te portes se portierit Raska, por pa mundur dot te gjejne rrugen e rrjetes. Ne minuten e 67-te Tirana ben edhe zevendesimin e dyte. Largohet Essama dhe aktivizohet Hepple. Mesfushori Karabeci mundohet te nxjerr ne pozicion gjuajtje sulmuesit bardheblu, por ata tregohen te pasakte perpara portes kundershtare. E gjithe ndeshja perfundon ne barazim 0-0 duke e lene te hapur kualifikim per ndeshjen e kthimit. Klevis Bejkolli Set as favorite Bookmark Email this Hits: 5918 |