Ne fokus/ Vangjeli kerkon falje tifozeve kuqezi | ||||
|
Disa dite pas humbjes qe Shqiperia pesoi ne Zenice kunder Bosnje Hercegovines mbrojtesi Kristi Vangjeli publikisht ka kerkuar falje tifozeve kuqezi per gabimin e bere ne ate takim. Vangjeli kishte faj ne golin e pare te pesuar ne humbjen 2-0 duke mos kryer si duhet rreshtimin ne mbrojtje dhe mbajtur ne loje autorin e golit te boshnjakeve. “ Ndihem shume keq per gabimin e bere kunder Bosnjes, kerkoj falje dhe shpresoj qe mos perseriten me keshtu gabime”, ka shkruar ne faqen e tij personale ne internet mbrojtesi korcar qe akoma eshte pjese e skuadres greke te Arisit. Vangjeli eshte nje nga lojtaret me te rendesishem ne kombetare dhe gabimet per cdo futbollist jane njerezore. Ajo qe duhet vlersuar eshte reagimi i tij ndaj tifozeve shqipetar te merzitur me te drejte per humbjen e ndodhur ne Bosnje. Set as favorite Bookmark Email this Hits: 5233 |