Ne fokus/ Tifozet kuqezi kunder shpresave dhe trajnerit Bushati | ||||
|
Tifozat kuqezi me nje leter te hapur drejtuar krereve te Federates Shqipetare te Futbollit kane reaguar ndaj rezultateve te turpshme te Shpresave ne ndeshjet e koheve te fundit e sidomos pas humbjes 5-0 me Hollanden. Ata kerkojne largimin e trajnerit Artan Bushati dhe ndryshimet e duhura qe do te sjellin rezultatet pozitive te Shqiperia U-21.
Leter e hapur nga tifozet Kuqezi Te nderuar zonja dhe zoterinj te Federates Shqipetare te Futbollit! Duke qene çdohere prane kombetares, vendosem qe si anetare te TifozaveKuqeZi, t ‘ju dergojme kete leter publike, ne lidhje me zhvillimet e fundit ne ekipet kombetare , me theks te veçante ne kategorine e U-21. Jemi jashtezakonisht te zhgenjyer, dhe thellesishte te indinjuar me paraqitjet e kesaj grupmoshe, dhe te fyer me brishtesine, dhe mungesen e sukseseve te trajnerit aktual, Artan Bushati me kombetaren e shpresave. Konsiderojme se ky njeri i ka “zhyte” shpresat ne nje rruge pa krye, dhe argument me i mire per kete jane vet rezultatet e dobeta qe ka. Kombetarja U-21, realisht do duhej te ishte “fabrike” e lojtareve, per Kombetaren A, por kjo nuk po ndodhe me kombetaren tone, arsyet per kete besojme i di veç Bushati. Si tifoze, e kemi pare te arsyeshme te ngrejme zerin per kete dukuri tejet negative qe po ndodhe rreth kombetares U-21, e qe direkt, ose indirekt, ka ndikim edhe ne kombetaren baze. Ne kemi ngritur zerin, zerin e arsyes, per te kerkuar llogari nga ana e Bushatit, per rezultatet e dobeta qe ai i ka sjelle vendit. Vetem sa per ti perkujtuar Bushatit, se totali i ndeshjeve qe nga fillimviti 2008, eshte 19, dhe me kete rast Kombetarja U-21, ka fituar 4 ndeshje, duke pesuar nga ekipe te rangut te ulet, si: Malta, Bjellorusia, Azerbajxhani!. Madje, si per ironi , ne ndeshjen e fundit miqesore kunder Holandes, pesuam me rezultat turperues 5-0, si pasoje e mosveprimeve taktike te Bushatit, e qe ne kete e perkthejme si paaftesi taktike e tij. Kombetarja nuk eshte, dhe nuk duhet te jete prone e nje trajneri, e as edhe nje grupi, andaj ne, Tifozatkuqezi, kerkojme nga organet respektive te FSHF-se, qe te merren masa konkrete per venien ne binare te kesaj kategorie te futbollisteve (qofte edhe shkarkim nga posti i trajnerit), sepse ne fund te fundit ata na perfaqesojne ne, e perfaqesojne fanellen e çmuar te kombetare, dhe per me teper, e perfaqesojne nje emer te madh, Shqiperi. Shpresojme qe kerkesa jone nuk do te hase ne vesh te shurdher, dhe njekohesishte u’a rikujtojme, se ne kemi qene, edhe jemi prane kombetares , ne humbje dhe fitore, per ti dhene mbeshtetje, per ti dhene kurajo, por kjo nuk do te thote qe ne do rrime duarkryq, dhe per teke te “taktikave” te dikujt te perdhoset emri, Shqiperi. Enea Shtrepi Set as favorite Bookmark Email this Hits: 5886 |