Te premten dy kundershtaret e grupit D, aty ku ndodhet dhe Shqiperia do te luajne kunder njera tjetres. Rumani-Bosnje Hercegovine do te zhvillohet te premten ne oren 20:00 dhe te gjithe kuqezinjte me ne krye trajnerin kroat Josip Kuzhe do te ulen para televizorit per te ndjekur kete takim. Ne daten 7 qershor Shqiperia do te luaj kunder Bosnjes ne Zenice e per kete arsye te gjithe lojtaret e me se shumti trajneri duhet te studiojne kundershtarin. Shqiperia shpreson te ndonje barazim i mundshem mes dy rivaleve te saj. Pas pese ndeshjeve te para ne kualifikuese, kombetarja jone ka grumbulluar 8 pike, po aq sa Bjellorusia e vendit te dyte. Bosnja, e katerta, ka koleksionuar 7 pike ne 4 ndeshje. Franca kryeson grupin tone me 12 pike ndersa Rumania ka vetem pese pike. Pirro Nika
|