Eshte bere publike me ne fund lista e kuqezinjve qe Josip Kuzhe, trajneri i Kombetares do te grumbulloje zyrtarisht per ndeshjen kunder Bosnje Hercegovines. Ky takim luhet ne 7 qershor ne qytetin e Zenices dhe per te dyja ekipet mund te percaktoje fatin e ketyre kualifikueseve. Kuzhe vec listes sot deklaroi me bindje se ai dhe Kombetarja qe drejton do te shkojne ne Bosnje per te marre rezultat. Forma e mire dhe morali i larte i kuqezinjve e bejne optimist kroatin qe deri tani ka pasur jo pak sukses me Shqiperine. Pas pese ndeshjeve te para ne kualifikuese, Shqiperia ka grumbulluar 8 pike, po aq sa Bjellorusia e vendit te dyte. Bosnja, e katerta, ka koleksionuar 7 pike ne 4 ndeshje. Franca kryeson grupin tone me 12 pike.
Lista e kuqezinjve te grumbulluar
Portier: Arjan Beqaj, Isli Hidi,Samir Ujkani.
Mbrojtes: Andi Lila, Debatik Curri, Armend Dallku, Kristi Vangjeli, Ansi Agolli, Lorik Cana, Admir Teli, Endri Vrapi.
Mesfushore: Ervin Bulku, Altin Lala, Ervin Skela, Gjergji Muzaka, Elis Bakaj, Klodian Duro.
Sulmues: Hamdi Salihi, Edmond Kapllani, Erjon Bogdani.
Enea Shtrepi
 |