Në fokus / Granit Xhaka: Dua të luaj për Shqipërinë, por mungon interesimi i FSHF-së! | ||||
|
T/ Xhaka: Duam të luajmë për Shqipërinë Nt/ “Ne jemi shqiptarë dhe është normale që dëshira dhe vullneti ynë është të luajmë për Kombëtaren kuqezi. Mirëpo, neglizhenca që po tregojnë zyrtarët e FSHF-së mund t’i kushtojë Kombëtares shqiptare me humbjen e dy talenteve tjera”, ka theksuar për “Kosova Sot” mesfushori i Bazelit, Granit Xhaka Mesfushori i Bazelit, Granit Xhaka, së bashku me vëllanë e tij, Taulantin, kanë dëshirë për t’u bërë pjesë e kombëtares shqiptare, mirëpo deri më tash nuk kanë parë kurrfarë interesimi nga Federata Shqiptare e Futbollit që t’i afrojë ata në kombëtaren kuqezi. Këtë e ka bërë të ditur në një intervistë për “Kosova Sot” vetë futbollisti i Bazelit, Granit Xhaka. Në fakt, kohët e fundit mediat zvicerane kanë shkruar për mundësinë që vëllezërit Xhaka të zgjedhin Shqipërinë përpara Zvicrës, e që sipas tyre do të ishte një humbje e madhe për futbollin helvetikë, pasi ata vlerësohen si talente të mëdhenj të futbollit të këtij vendi. “Në javët e fundit është bërë një presion i madh drejt nesh nga mediet lokale për të zgjedhur kombëtaren e Zvicrës dhe e kam të vështirë ta kuptoj përse askush nga FSHF-ja nuk ka reaguar për të shprehur interesim që ne të vishemi kuqezi”, ka theksuar Granit Xhaka. Ai ka pranuar se dëshira e tyre është që të luajnë për Shqipërinë, por nuk e ka përjashtuar mundësinë që së shpejti të vendosin të paraqiten në kombëtaren zvicerane, duke pasur parasysh neglizhencën e drejtuesve të futbollit shqiptar. “Ne jemi shqiptarë dhe është normale që dëshira dhe vullneti ynë është të luajmë për Kombëtaren kuqezi. Mirëpo, neglizhenca që po tregojnë zyrtarët e FSHF-së mund t’i kushtojë Kombëtares shqiptare me humbjen e dy talenteve tjera. Neve nuk ka telefonuar askush nga FSHF-ja, derisa interesimi i zviceranëve është i jashtëzakonshëm, sepse nuk duan që t’i humbin dy futbollistë të rritur në vendin e tyre”, ka nënvizuar Graniti. Sa i përket zërave të disa medieve se vëllezërit Xhaka nuk kanë të drejtë paraqitjeje për kombëtaren kuqezi për shkak se kanë luajtur në kombëtaren e grupmoshave të Zvicrës, Graniti është shprehur: “Nuk është aspak e vërtet që ne nuk kemi të drejtë paraqitjeje për Shqipërinë, por duket se po mungon interesimi dhe vullneti i drejtuesve të FSHF-së për të na ftuar në kombëtare. Ne kemi të drejtë të luajmë për Zvicrën deri në kombëtaren U-21”. Mesfushori i Bazelit, ka bërë të ditur se në javën e ardhshme do të takohen me zyrtarët e Federatës zvicerane, me të cilët do të bisedohet për përfshirjen e tyre në kombëtaren e Zvicrës. “Ne do të bisedojmë me drejtuesit e futbollit zviceran dhe nëse gjatë kësaj kohe drejtuesit e FSHF-së nuk shfaqin ndonjë interesim atëherë është normale që ne të pranojmë për të luajtur për Zvicrën. Ne jemi të vetëdijshëm se në të dyja kombëtaret konkurrenca është e madhe, por dëshira jonë është që ta japim kontributin tonë në fanellën kuqezi, e cila është e të gjithë shqiptarëve”, ka shtuar Granit Xhaka. Mediet zvicerane e vlerësojnë atë si yllin e ri të Bazelit, me të cilën skuadër ai ka shkëlqyer gjatë këtij edicioni. Megjithatë, Graniti shpreson se në një të ardhme të afërt do të veshë fanellën e ndonjë gjiganti evropian. “Jam shumë i kënaqur me paraqitjet e mia te Bazeli dhe kushtet që m’i ofron ky klub, mirëpo sigurisht se si çdo futbollist tjetër edhe unë kam dëshirë që një ditë të luaj në një skuadër më të madhe evropiane. Klubi im i preferuar është Bajerni i Munihut, por duhet të presim se çfarë do të sjellë e ardhmja. Tash për tash kam disa oferta shumë të mira, kryesisht nga Gjermania dhe së bashku me klubin besoj se do të bëjmë zgjidhjen më të mirë”, ka përfunduar Granit Xhaka. Ai së bashku me vëllanë e tij në janar të këtij viti kanë nënshkruar kontratat e reja me Bazelin deri në vitin 2014. Çmimi i tij nga faqet e specializuara në tregun e futbollit vlerësohet të jetë rreth 750 mijë euro. Mesfushori i Bazelit, Granit Xhaka, së bashku me vëllanë e tij, Taulantin, kanë dëshirë për t’u bërë pjesë e kombëtares shqiptare, mirëpo deri më tash nuk kanë parë kurrfarë interesimi nga Federata Shqiptare e Futbollit që t’i afrojë ata në kombëtaren kuqezi. Këtë e ka bërë të ditur në një intervistë për të përditshmen kosovare, “Kosova Sot” vetë futbollisti i Bazelit, Granit Xhaka. Në fakt, kohët e fundit mediat zvicerane kanë shkruar për mundësinë që vëllezërit Xhaka të zgjedhin Shqipërinë përpara Zvicrës, e që sipas tyre do të ishte një humbje e madhe për futbollin helvetikë, pasi ata vlerësohen si talente të mëdhenj të futbollit të këtij vendi. “Në javët e fundit është bërë një presion i madh drejt nesh nga mediet lokale për të zgjedhur kombëtaren e Zvicrës dhe e kam të vështirë ta kuptoj përse askush nga FSHF-ja nuk ka reaguar për të shprehur interesim që ne të vishemi kuqezi”, ka theksuar Granit Xhaka. Ai ka pranuar se dëshira e tyre është që të luajnë për Shqipërinë, por nuk e ka përjashtuar mundësinë që së shpejti të vendosin të paraqiten në kombëtaren zvicerane, duke pasur parasysh neglizhencën e drejtuesve të futbollit shqiptar. “Ne jemi shqiptarë dhe është normale që dëshira dhe vullneti ynë është të luajmë për Kombëtaren kuqezi. Mirëpo, neglizhenca që po tregojnë zyrtarët e FSHF-së mund t’i kushtojë Kombëtares shqiptare me humbjen e dy talenteve tjera. Neve nuk ka telefonuar askush nga FSHF-ja, derisa interesimi i zviceranëve është i jashtëzakonshëm, sepse nuk duan që t’i humbin dy futbollistë të rritur në vendin e tyre”, ka nënvizuar Graniti. Sa i përket zërave të disa medieve se vëllezërit Xhaka nuk kanë të drejtë paraqitjeje për kombëtaren kuqezi për shkak se kanë luajtur në kombëtaren e grupmoshave të Zvicrës, Graniti është shprehur: “Nuk është aspak e vërtet që ne nuk kemi të drejtë paraqitjeje për Shqipërinë, por duket se po mungon interesimi dhe vullneti i drejtuesve të FSHF-së për të na ftuar në kombëtare. Ne kemi të drejtë të luajmë për Zvicrën deri në kombëtaren U-21”. Mesfushori i Bazelit, ka bërë të ditur se në javën e ardhshme do të takohen me zyrtarët e Federatës zvicerane, me të cilët do të bisedohet për përfshirjen e tyre në kombëtaren e Zvicrës. “Ne do të bisedojmë me drejtuesit e futbollit zviceran dhe nëse gjatë kësaj kohe drejtuesit e FSHF-së nuk shfaqin ndonjë interesim atëherë është normale që ne të pranojmë për të luajtur për Zvicrën. Ne jemi të vetëdijshëm se në të dyja kombëtaret konkurrenca është e madhe, por dëshira jonë është që ta japim kontributin tonë në fanellën kuqezi, e cila është e të gjithë shqiptarëve”, ka shtuar Granit Xhaka. Set as favorite Bookmark Email this Hits: 12440 |