HOT NEWS
Mungon ambulanca ne Shkoder,ndeshja fillon me vone... » Vazhdojne situatat qesharake ne Superligen shqipta...
Nderpritet ndeshja ne Kukes » Rreth minutes 60 ne pjesen e tribunes perballe ku ...
Lajmet e fundit para Flamurtari-Vllaznia » Lajmet e fundit qe vijne nga Vlora jane pozitive p...
Skenderbeu kampion, Terbuni dhe Bylis bien nga kat... » Ekipi i Skenderbeut te Korçes eshte shpallur kampi...
Partizani fiton ne Korçe dhe rihap kampionatin » Ekipi i Partizanit ka arritur te fitoje ne minutat...
Ndodhe edhe kjo ne Superiore » Ne ndeshje e sotme midis Terbunit dhe Bylis qe do ...
Kapllanaj:Federata po tallet me ne » Nuk ka te sosur polemika per qeshtjen Albi  A...
Stavri Nica dorehiqet » Pas barazimit ne Puke kunder Terbunit,trajneri i k...
Vangjeli ne perfundim te ndeshjes » Ishte nje gol vendimtar ne minutat e fundit.Mbajme...
Sabien Lilaj:Kundershtari po luan ashper » Ne perfundim te pjeses se pare mesfushori i korçar...
E enjte, 21 Nentor 2024
  • Superliga
  • Kategoria 1
  • Kosova
Kombëtarja / Stadiumi i Prishtinës, shtëpia e kuqezinjve!
nga Yll Begu   E mërkurë, 23 Mars 2011 13:44   pdfShtypEmail

stadiumiprishtinesFederata Shqiptare e Futbollit është duke e shqyrtuar idenë që Kombëtarja Shqiptare pas rrënimit të Stadiumit Kombëtar “Qemal Stafa” në Tiranë të zhvillojë ndonjë ndeshje si vendase në Stadiumin e Qytetit në Prishtinë, shkruan sot shtypi prishtinas. Ideja për zhvillimin e ndeshjeve të kombëtares shqiptare në kryeqytetin e Kosovës është diskutuar gjatë takimit që kryetari i KF “Prishtina”, Remzi Ejupi ka pasur me presidentin e FSHF-së, Armando Duka në fundjavën e kaluar në Tiranë. “Kemi pasur një takim pune, ku ka lindur ideja e zhvillimit të ndeshjeve të kombëtares shqiptare të futbollit në stadiumin e Prishtinës. Dihet se kombëtarja ka shumë tifozë në Kosovë, kurse kapaciteti i stadiumit tonë dhe kushtet e tij janë më të përafërta me kërkesat që mund të ketë vetë FSHF-ja dhe standardet ndërkombëtare”, tha kreu i klubit bardhekaltër, Remzi Ejupi. Ndërkaq, Duka, i cili ndodhet në Paris, ka thënë se kjo ide do të mundohet të finalizohet. “Prishtina është një nga alternativat tona për zhvillimin e ndeshjeve të kombëtares porsa të fillojë rrënimi i stadiumit aktual ‘Qemal Stafa’. Këtë ide jemi duke e përgatitur për t’ia prezantuar UEFA-së dhe FIFA-së për shqyrtim. Në Prishtinë kombëtarja do të luante sikur në Tiranë”, deklaroi Duka. Shqipëria ndeshjen e fundit në “Qemal Stafa” (para fillimit të rrënimit) do ta luajë më 2 shtator kundër Francës, kurse deri në fund të eliminatoreve për Euro 2012 pas kësaj sfide do të luajë edhe një herë si vendase kundër Rumanisë, më 11 tetor.


busy
komente