Kur duhen edhe tre dite per te ardhur e shtuna, trajneri Josip Kuzhe ka filluar te qartesoje idete per skuadren qe do e nisi nga minuta e pare kunder Bjellrosise ne Qemal Stafa. 11 lojtaret qe kroati futi ne loje kunder Olimipikut ne miqesoren qe u luajt sot ne Kavaje me shume mundesi do te jene titullare. Ne porte pritet te rikthehet Arjan Beqaj. Ne mbrojtje Lila ne krahun e djathte, Cana-Beqiri ne qender, Agolli nga krahu i majte. Lala, Bulku, Skela dhe Bakaj do formojne mesfushen ndersa Bogdani dhe bomberi shkodran Hamdi Salihi do luajne ne sulm. Enea Shtrepi
|