Euro 2012/ Biletat per Shqiperi-Bjellrosi, nga sot mund te blihen online | ||||
|
Tashme tifozat shqipetare kuqezi,brenda dhe jashte territorit do te kene mundesi te rezervojne biletat nepermjet internetit ne nje faqe te vecante te qujtur"Blini Bileta" e cila ndodhet ne pjesen e siperme te djathte te faqes zyrtare te Federates Shqipetare te Futbollit.Kjo risi pritet te sjell shume tifoz nga Prishtina ,Shkupi e Tetova qe kane nisur te interesohen ne kete dite te pare Mjafton nje regjistrim i thjeshte per t’u futur ne kete faqe per te pare cilat vende jane te lira dhe mund te rezervosh ne Qemal Stafa per ndeshjen me Bjellrosine. Prenotimi i kesaj bilete shoqerohet me nje kupon qe te vjen ne e-mail dhe me printimin e tij ne 4 pika qe do te behen publike shume shpejt ne Tirane, ne disa rrethe te Shqiperise por edhe ne Prishtine. Gjithkush qe ka bere prenotimin e biletes do te kete mundesi te shkoje per ta terhequr. Ne kete menyre FSHF do te siguroje minimizimin e falsifikimit te biletave, pasi tashme ajo do te jete elektronike me disa elemente sigurie. Kompania e cila ka bere te mundur krijimin e ketij programi ben te ditur se blerja e biletave mund te filloje qe sot. Bileta e tribunes A dhe B per ndeshjen me Bjellorusine qe do te luhet me 26 mars, do te jete 5000 leke, karshia apo tribuna D2 do te kushtoje 1 mije leke, D1 dhe D3 nga 700 leke dhe anesore apo siç quhen ndryshe 10-shet do te kushtojne 200 leke. Sigurisht qe veç kesaj forme te blerjes se biletave do te vazhdojne te funksionojne edhe pikat e meparshme per te blere bileta. Pirro Nika
Set as favorite Bookmark Email this Hits: 5819 |