Miqesore / Gjyqtari Grek me "precedent penal" |
nga AlbaniaSoccer E diel, 06 Shkurt 2011 13:22 |  |  |  | |
Miqesorja e se merkures ne "Qemal Stafa" ndermjet kombetares sone dhe asaj Sllovene, do te drejtohet nga gjyqtaret Greke me ne krye Mihalis Kukulakis. Federata Greke (EPO) ka pranuar kerkesen e Federates sone (FSHF) per te sjelle ne Tirane xhaketat e zeza ,megjithate vendimi i tyre eshte i dyshimte. Kjo per faktin se arbitri kryesor Kukulakis eshte i pezulluar ne Superligen Greke, per shkak te nje penalltie fantazme te dhene ne sfiden Asteras-Olimpiakos. Ai nuk gjykon prej gati 2 muajsh ndonje ndeshje ne kampionatin Helen, por nuk dihet saktesisht se kush nga drejtuesit e (EPO) i besuan kete miqesore nderkombetare Ballkanike.
Skerdilaid Sulozeqi
 |