Mbrojtesi i Skenderbeut Alban Dragusha eshte shume prane firmes me ekipin suedez te Kalmarit. Me shume mundesi ndeshja e kesaj jave ndaj Elbasanit do te jete e fundit me uniformen bardhe-kuq. Ne linje telefonike per Albaniasoccer.com vete lojtari ka pohuar se: "Me shume mundesi ne Janar do te jem pjese e Kalmarit. Bisedimet me drejtuesit e klubit suedez kane perfunduar dhe gjithcka eshte pozitive, por mungon vetem firma. Do jene pikerishte drejtuesit e klubit qe do te vijne ne Prishtine ku dhe do te firmosim kontraten. Kjo kontrate do te jete me nje kohezgjatje tre vjecare. Dua te falenderoj tifozerine e mrekullueshme te Skenderbeut si dhe ate te Beses. Nuk do ti harroj kurr per mbeshtetjen qe me kane dhene".
Klevis Bejkolli
 |