Flamurtari, skuader e njohur nder vite per zbulime talentesh qe rregullisht ka furnizuar jo vetem klubet me te medha te kryeqytetit por edhe skuadren kombetare, aktualisht ka ne gjirin e vet nje tjeter talent te afirmuar - mesfushorin Hair Zeqiri, i cili me lojerat dhe gjendjen e tij po tregon se pas kalimit te moshes dhe mos aktivizimit te tij me U-21, ka ardhur koha qe te veshtrohet edhe nga drejtuesit e ekipit kombetar.
"Detyra ime eshte te luaj futboll dhe te jap me te miren ne fushe, per ekipin dhe vehten. Une gjithnje kam qene inkurajues i idese qe po te zbatosh detyrat e tua me sukses dhe pozitivisht, ne nje te ardhme te shkurter puna do te me shperblehet. Nuk e kam fjalen financiarisht, por moralisht", u shpreh mesfushori i Flamurtarit te Vlores, i cili eshte cilesuar edhe si lojtari me i mire i muajit Shtator ne kampionatin kombetar.
"Une nuk ja ve shume veshin fjaleve, sepse jane veprat ato qe te cojne tek suksesi. Domethene ne kombetare ose kudo ne futboll dhe ne jete nuk mund ta fitosh vendin e duhur me fjale, por me pune qe ne rastin tim eshte loje dhe paraqitje", vazhdoi prononcimin e tij per Albaniasoccer.com, Zeqiri i cili mendon se dita e afrimit te tij ne kombetare do te shfaqet kur te paraqitet mundesia.
"Personalisht, mendoj se jam gati per te luajtur me ekipin kombetar, por nuk jane mendimet ose fjalet e mija ato qe vendosin" theksoi Zeqiri ne perfundim te bisedes, i cili pavaresisht shtatlartesise se tij si lojtar ai eshte nje perdorues shume i mire i topit dhe eshte shume i rrezikshem ne goditjet me koke dhe kembe. Hair Zeqiri mendohet si zevendesuesi i denje i vlonjatit tjeter te kombetares Ervin Skela. Klevis Bejkolli
|