Pak ore para ndeshjes me Bosnjen, trajneri Josip Kuzhe do te lere spitalin per te udhetuar drejt Durresit aty ku lojtaret kuqezi jane te grumbulluar. Kroati do te largohet me ndihmen e stafit mjeksor qe do ta shoqeroje per periudhen kohore qe ai do te qendroje jashte spitalit dhe pasi te flase me futbollistet e tij, Kuzhe do te rikthehet serish ne dhomen e spitalit amerikan ku qendron prej nje jave. Tekniku ka zgjedhur te beje nje sacrifice te tille per ti qendruar dhe motivuar sa me teper futbollistet e tij, ne prag te nje ndeshje decisive per te ardhmen e perfaqesueses sone ne keto eleminatore. Enea Shtrepi
|