Jo vetem tifozet kuqezi por e gjithe Shqiperia i ka syte te Josip Kuzhe. Edhe pse nga pankina do te drejtoje ndihmesi i tij Xhemal Mustedanagiç, do te jete kroati ai qe nga spitali do te ndertoje formacionin dhe do ti jape zevendesit e tij direktivat se si kuqezinjte duhet te luajne ne kete takim. Gjithashtu, mesohet se ne dhomen ku Kuzhe qendron i shtruar ne spital, atij do ti mundesohet nje televizor dhe nje telefon celular. Persa i perket formacionit, Kuzhe pritet qe te vendose vetem ne oret para ndeshjes ne diten e premte.
Enea Shtrepi
 |