Legjionaret / Kasami mund te veshi fanellen "kuqezi" | ||||
|
Futbollisti me prejardhje nga Struga, Pajtim Kasami, ka gjasa që në të ardhmen të paraqitet për kombëtaren e Shqipërisë, nëse seleksionuesi i Zvicrës, Otmar Hitcfild, nuk e fton atë në reprezentacion. Këtë informacion e zbulon shoku i tij më i ngushtë Emanuel Kaya Brunner. “Kam biseduar disa herë me Kasamin dhe ai është i brengosur se pse nuk po ftohet në reprezentacionin e Zvicrës. Ndërkohë ai nuk përjashton mundësin që në të ardhmen të paraqitet për kombëtaren e Shqipërisë”, pohoi Bruuner. Ndryshe, Pajtim Kasami disa herë është kontaktuar edhe nga seleksionuesi i Maqedonisë, Mirsad Jonuz, mirëpo ky i fundit gjithnjë është refuzuar për shkak se nuk ka dashur të vesh fanellën e këtij vendi, edhe pse familja e tij ka prejardhje nga Maqedonia. Ndërkohë edhe kombëtarja e Shqipërisë, por edhe tifozët shqiptar disa herë kanë shprehur dëshirë që sulmuesin e ri ta shohin në fanellën “kuqezi”. Aktualisht Pajtim Kasami është duke u paraqitur me sukses në ekipin e Palermos. Para se të vijë në skuadrën italiane ai kishte luajtur në skuadrën zvicerane Bellinzona, ekipin italian Lazio dhe akademinë angleze Liverpool. Duhet cekur se sulmuesi shqiptar në vitin 2009 arriti të bëhet kampion i botës me përfaqësuesen e Zvicrës (U-19). Avdyl Salihu Set as favorite Bookmark Email this Hits: 9540 |