EURO 2012 / Lorik Cana: Qemal Stafa stadiumi me i degjeneruar ne Evrope | ||||
|
Ne perfundim te ndeshjes me Luksemburgun, ku kuqezinjte fituan 1-0, kapiteni i skuadres kombetare Lorik Cana ka qene I ftuar ne emisionin televiziv "Opinon". Gjate ketij emisioni ai ka bere edhe nje deklarate bombastike ne lidhje me gjendjen e futbollit shqiptar dhe infrastrukturen qe ekziston ne vendin tone. "Ne na mungon infrastruktura dhe zhvillimi I ekipeve zinxhire, pra rritja e fubollisteve neper akademi. Une po ju them vetem nje fakt shume te thjeshte, ne kemi stadiumin kombetar me te degjeneruar ne Europe, qe nuk ploteson kushte mininale. Asnje kombetare ne Europe nuk ka nje stadium te tille. Si mund te pretendojme te perballemi me te medhate kur nuk kemi nje stadium te cilesor kombetar",- tha Cana ne deklaraten e tij gjate ketij emisioni, duke shprehur me realizem ate cka mendon mbi gjendjen dhe infrastrukturen e futbollit shqiptar dhe sidomos Stadiumin Kombetar per te cilin nje pakenaqesi serioze shprehu edhe trajneri Josip Kuzhe pas perfundimit te takimit qe se bashku me lojtaret e tij dhe trajnerin kundershtar paten nje reagim te forte lidhur me mosdeshiren e drejtorit te Stadiumit per te ujitur fushen perpara takimit. Andi Kodra Set as favorite Bookmark Email this Hits: 6338 |