Skema me te cilen pritet te luaje ekipi kombetar ndaj Luksemburgut diten e marte ka shume mundesi qe te jete me tre mbrojtes. Praktikisht, pritet nje loje sulmuese dhe me tre mbrojtes tregon qarte se skema taktike eshte sulmuese. Ne stervitjen e sotme, Shqiperia luajti ne porte me beqaj qe eshte planifikuar te luaje si titullar, ndersa perpara tij 3 mbrojtes Dallku ne te djathte, Cana ne qender dhe Curri ne te majte. Ne mesfushe ishin vendosur Bulku ne rolin e shkaterruesit, dhe kater mesfushore te tjere rresht. Muzaka ne te djathte, Duro ne qender dhe Agolli ne te majte, me Skelen te avancuar pak perpara ne qender. Ne sulm perpara kapitenit pritet te jete dyshja-Salihi-Bogdani. Me kete formacion dhe kete perberje eshte e qarte se Kuzhe kerkon vetem fitoren dhe sa me shume gola. Shpeshhere dy mesfushoret e krahut Muzaka dhe Agolli benin edhe rolin e mrbojtesve, por me se shumti loja e tyre ishte e perqendruar ne sulm, taktike qe pritet te praktikohet edhe ne ndeshjen e neserme ndaj Luksemburgut. Andi Kodra
|