Armand Duka: Kurajo e skuadres na dha barazimin! | ||||
|
Presidenti i Federates Shqiptare te Futbollit, Armand Duka i cili e ka ndjekur ndeshjen nga tribuna kryesore e Stadiumit i ka kaluar te gjitha ne kete takim. "Nuk kam qene asnjehere kaq i emocionuar sa kam qene sot. Nuk e di se cfare me ngacmonte gjate gjithe ndeshjes. Nuk me mbante vendi. Ndoshta, lidhja me ate humbje qe pesuam tre vjet me pare, por ne perfundim te ndeshjes jam ndjere shume krenar dhe i gezuar per kete rezultat dhe per ate qe treguam si ekip ne fushe", u shpreh drejtuesi i futbollit shqiptar ne linje elektronike nga Rumania per Albanisoccer.com, "Ajo qe me pelqeu me teper dhe me beri krenar nga skuadra ishte kurajo dhe karakteri i larte qe treguam si ekip edhe pse ishim ne disavantazh te nje goli ne harkun e fundit te takimit. Merita e trajnerit qe mbajti ekipin nen kontroll dhe qe i udhehoqi perseri drejt barazimit. Ky ishte objektivi yne. Erdhem per nje barazim dhe e morrem. Jam shume i gezuar per kete rezultat dhe fillim te mbare te eliminatoreve, por nuk duhet te behemi euforik pasi shume prane kemi takimin me te rrezikshem dhe me te veshtire te sezonit. Duhet te luajme qete dhe pa eufori duke mos nenvleresuar ekipin kundershtar nga emri. Zoti na ndimofte edhe kunder Luksemburgut", u shpreh duke perfunduar prononcimin e tij Presidenti i FSHF-se Armand Duka Set as favorite Bookmark Email this Hits: 5063 |