Stervitja detyruar e perfaqesueses shqiptare eshte zhvilluar ne kushte shume te rrepta sigurie. Vetem 15 minuta pasi kishte perfunduar stervitja e Rumanise e cila nuk eshte zhviluar ne stadium, por ne aneksin perbri tij, ka zbarkuar Shqiperia. Nese rumunet kane zhvilluar stervitjen e tyre me dyer te hapura per mediat, nje gje e tille nuk ka ndodhur per shqitparet. Masa te larta sigurie nuk kane lejuar asnje drejtues apo gazetar rumun qe te gjendej brenda impjantit ne 60 munutat qe Kuzhe ka bere provat e fundit gjenerale. Stervitja ka qene me shume me karakter shkrythes dhe nuk ka pare nje ekip te sforcuar. Pavaresisht se eshte zhvilluar nje minindeshje, kane munguar dyluftimet dhe loja e forte. Kuzhe nuk ka dashur te ngreje tensionin e lojtareve 24 ore para ndeshjes.
Enea Shtrepi
|