Ne prag te miqesores me Uzbekistanin trajneri i kombetares shqipetare Josip Kuzhe po vijon pergatitjet. Te gjithe lojtaret e therritur prej tij nga pasditja e te djeles jane bashkuar ne “Hotel Tirana Internaticional”, aty ku kuqezinjte do te qendrojne te grumbulluar per kete takim. Perfaqesuesja shqipetare po pergatitet intesivisht per ndeshjen e fundit miqesore me Uzbekistanin, takim qe do ti paraprije fushates se eleminatoreve te Euro 2012-se. Ne pasditen e te henes kombetarja shqipetare e ka pasur te veshtire te gjeje nje fushe per te zhvilluar stervitjen e rradhes. Ne stadiumin Selman Stermasi po stervitej ekipi i Uzbekistanit, ndersa ne Skender Halili Tirana po zhvillonte stervitjen e rradhes. Bardheblute pasi kane mesuar veshtiresine e kombetares per te gjetur terren per stervitje i kane hapur rruge ketyre te fundit duke lene stervitjen e tyre pergjysem.
Kuzhe ka projektuar formacionin e mundshem per miqesoren e te merkures. E vecante kete rradhe do te jete aktivizimi i Muzakes nga minuta e pare. Kuzhe ka projektuar mesfushorin e Dinamos si nje nga prurjet e reja per eleminatoret e rradhes.
Pozitive gjithashtu eshte dhe rikthimi i Beqajt ne porte, pas nje periudhe te gjate qe ai ka munguar si pasoje demtimesh. Do te rikthehet gjithashtu edhe Kristi Vangjeli ne linjen e majte te mbrojtjes. Mungesa e kapitenit Skela ne kete miqesore, ka bere qe trajneri Josip Kuzhe t’ja jape shiritin e kapitenit Lorik Canes. Kosovari ka mbajtur rolin e zv/kapitenit ne kohen qe ishte Skela ne fushe dhe mungesa e tij tashme e ka “rritur ne detyre”.
Gjate diteve pergatitore para miqesores me Uzbekistanin, per Kuzhen kane qene te gjithe lojtaret te gatshem dhe askush nuk eshte i demtuar ne kete periudhe. Formacioni mundshem i Kombetares 4-4-2 Beqaj Dallku Cana Curri Vangjeli Muzaka Duro Bulku Agolli Salihi Bogdani
|