Kristi Vangjeli: Tek Aris do te qendroj sa te dua! | ||||
|
Mbrojtesi i kombetares se Shqiperise Kristi Vangjeli, do te vazhdoje te qendroje tek skuadra e Aris te Selanikut edhe pse trajneri Kuper ka shprehur deshire qe ta largoje lojtarin nga perberja e ekipit. "Trajneri ka ne dore aktivizimin tim, por nuk ka ne dore largimin tim nga skuadra", u shpreh Kristi Vangjeli per Albaniasoccer.com. "Une vazhdoj te kem nje kontrate me kete skuader dhe do te qendroj tek Arisi per nje kohe te pacaktuar", vazhdoi Vangjeli duke shtuar: "Interesimi im per te qendruar tek Arisi ka qene dhe do te jete prioriteti im. E njejta situate eshte paraqitur edhe me perpara me trtajnerin Bajovic, por une do te vazhdoj te bej punen time, stervitem me ekipin rregullisht. nese del ndonje variant interesant me ndonje skuader tjeter une do ta shikoj opcionin tim, por momentalisht une nuk do te bej asnje levizje, sepse jam ne kontrate dhe klubi nuk eshte i interesuar qe te paguaje dempshperblim per te me larguar", u shpreh mbrojtesi i kombetares ne prononcimin e tij per Albaniasoccer.com i cili me date 8 gusht do te ndodhet ne Shqiperi per grumbullimin ne prag te ndeshjes miqesore me Uzbekistanin. Set as favorite Bookmark Email this Hits: 5241 |