Kombetarja / Andis Shala ne pritje te Josip Kuzhes | ||||
|
Ai per momentin eshte i fokusuar ne European League dhe ka deshire qe per kundershtar te kete FC Juventus Torino, Bayer 04 Leverkusen dhe VfB Stuttgart. Arsyeja se gjithemone i ka pelqyer stadiumi i Torinos ku luan ndeshjet e veta Juventus, Michael Ballack e njeh nga koha- ku i ati Kujtimi luante ne ish qytetin e Karl Marksit, per Chemnitzer FC dhe gjate kohes qe luante ne Kasiserslautren. Ballack disa here e ka vizituar familjen Shala ne Mannheimin e afert. Si dhe VfB Stuttgart qe eshte vetem 60 km larg vendbanimit te Andisit dhe do kete nje prezence te madhe ne mediat gjermane. Por pervec kesaj, mendja e tij eshte edhe tek kombetarja Kuq e zi per te cilet ai ka shprehur interes dhe ka deshire qe te luaj. I ati Kujtimi thote se: " Kam folur ne Josip Kuzhen, jo vetem per kete problem por edhe gjera te tjera. Kuzhes nuk i eshte krijuar mundesia qe ta shikoje Andisin ne ndonje ndeshje, per arsye te ndryshme qe e kane penguar. Por jam i sigurte qe nese Dundee do te luaje ne Europa League me ndonje nga skuadrat e lartpermendura qe Andisi preferon, Kuzhe do te kete mundesi ta shikoj ne loje, ne TV dhe ndoshta i rritet interesimi, sepse mesa di une mbrojtja eshte nje nga pikat ku Shqiperia gjithnje ka patur nevoje improvizimi sic e kane shprehur shume specialiste, qofte edhe trajnere te meparshem. Shpresoj qe dicka pozitive te ndodhi ne te ardhmen karshi deshires se Andisit", u shpreh Kujtimi, ish futbollist i kombetares se Kroacise dhe shume skuadrave te tjera te njohura
Set as favorite Bookmark Email this Hits: 6006 |