Trajneri i skuadres se Hanoverit Mirko Slomka ka qene i kenaqur nga paraqitja e mesfushorit te kombetares se Shqiperise Elis Bakaj, i cili luajti ne pjesen e dyte ne takimin Hanover-Crvena Zvezda 2-3. "Paraqitja e tij me ka pelqyer me teper gjate ndeshjes se sotme sesa gjate stervitjeve", u shpreh Stomka, trajneri i Hanoverit pas ndeshjes, i cili do te shtonte se ai do ta evaluaje Bakajn edhe ne ditet ne vazhdim dhe shpreson qe Shqiptari te ruaje gjendjen e mire dhe te vazhdoje paraqitjen pozitive dhe impresionuese, ndryshe nga dy shqiptaret e tjere ne skuader. "Mesfusha eshte pika me e dobet aktualisht dhe Bakaj mund te na ndihmoje, duke patur parasysh edhe demtimin e Lales si dhe gjendjen jo shume te mire qe po kalon shqiptari tjeter Rama", u shpreh trajneri i Hanoverit per mediat, skuadra e te cilit ka shume pikepyetje ne repartin e mesfushes
Genti Mebelli
 |