Bundesliga / Altin Lala në "ankth" per te ardhmen! | ||||
|
Altin Lala nuk do shkoj me pushime gjate kesaj vere. Ai do ta angazhoj vehten me nje program rikuperimi. Per mediat Gjermane ai shprehet: "Deshiroj qe sa me shpejt te luaj ne fushen e gjelber. Gjurin e kam me mire". Mesfushori eshte operuar para 5 javesh ne ligamentin kryqezore te kembes se majte. Lala ka vetem nje qellim. " Dua te luaj edhe per nje vit ne Bundesliga. Nuk dua qe ta perfundoj karrieren me nje lendim". As ai, nuk e di se a do t’ia dal ketij ankthi qe e ka mberthyer. " Kam dyshime se, a do t'ia dal edhe nje here", pranon Lala, i cili luan per Hannover 96- prej vitit 1998. " Nuk mund te premtoj, se do mundem. Por, une mendoj pozitivisht. Ne dy vitet e fundit i kam perballuar disa lendime”. Kapiteni I kombetares se Shqiperise, pas nje operimi ne shpine (pjesen e poshtme) dhe nje demtimi ne kofshe , luftoje dhe u kthye prape. Per tu kthyer serish ne kembe, ai po punon me tranjerin privat Nico Muzzopappa. Sami Bacaj Set as favorite Bookmark Email this Hits: 5725 |