Kombetarja Shqiptare vazhdon te fitoje pozicione ne klasifikimin e pergjithshem te FIFA-s edhe pse kete here kuqezinjte jane ngjitur me vetem nje shkalle me lart. Institucioni me i larte i futbollit boteror, mesa duket nuk e ka marre parasysh fitoren ne miqesoren e djeshme kunder Malit te Zi. Skuadra e drejtuar nga Kuzhe tashme e shikon veten ne vendin e 79-te me 406 pike, aq sa nje muaj me pare, por fale humbjes se pozicioneve te kundershtareve, ka arritur te ngjitet me nje shkalle. Kundershtaret e djeshem te Malit te Zi ndodhen ne vendin e 64-t, ndersa persa i perket skuadrave te grupit tone eleminator, pervec Luksenburgut, pas Shqipersise ndodhet edhe Bjellorusia qe renditet e 82-ta. Bosnja mban vendin e 52-te, ndersa Rumania renditet e 28-ta. Favoritja e grupit tone, Franca, ka fituar nje pozicion duke u ngjitur ne vendin e nente.
 |