Tifozet kuqezi kane nisur prej disa kohesh pergatitjet per ndeshjen miqesore qe Shqiperia do te luaje ne 25 maj, ne Podgorice kunder Malit te Zi. Tkz-ja, eshte pergatitur per tu zhvilluar nje udhetim masiv e te organizuar drejt kryeqytetit malazez Podgorice, per tu bashkuar atje me tifozet shqipetar nga Kosova dhe nga trevat shqipetare te Maqedonise. Drejtuesit e ketij tifo-grupi bejne te ditur se udhetimi dhe cmimet e biletave per te antaresuarit do te jene nen kosto dhe presin qe nje numer i madh tifozesh te jene te pranishem ne shkallet e stadiumit. GJithashtu, kuqezinjte po pergatisin nje koreografi te vecante per kete takim, per te zhvilluar nje paraqitje dinjitoze ne stadium, ne mbeshtetje te Kombetares Shqipetare. Enea Shtrepi
 |