Trajneri i përfaqësueses shqiptare Jozip Kuzhe ditën e Shtunë në një konferencë për shtyp do të bëjë të ditur emrat e futbollistrëve që do të luajnë në ndeshjet miqësore kundër Malit të Zi dhe Andorrës. Kuzhe do të thërrasë rreth 25 futbollistë, sepse në ndeshjen e dytë me Andorrën kërkon të lerë pushim titullarët për tu dhënë një shans më shumë futbollistëve të rinj.